Albano i vë pikat mbi “i”: Kam qenë i qartë, kjo është e vërteta mes meje dhe Baby G

5 months ago 27

Aktori Albano Bogdo duket se i ka vënë pikat mbi “i”, sa i takon raportit mes tij dhe Baby G.

Vetë Albano tha se në dy muaj aty brenda, ka pasur momente dobësie dhe i ka shprehur asaj ndjenjat, teksa shton se duhet të ishte treguar më i pjekur për veprimet dhe fjalët që tha.

Edhe pse u bënë publike dy klipe ku duket që dyshja janë puthur në shtëpinë e “Njishit”, Albano dhe Baby G e kanë mohuar në mënyrë kategorike të ketë ndodhur.

Albano tha se për këngëtaren gëzon respekt maksimal dhe se ajo nuk ka bërë asnjë gjë të keqe.

Kemi 70 ditë brenda dhe i shpreha një ndjenjë se ashtu u ndjeva. Kjo është yll i bukur por të dy ishim konfuzë. Ka qëndruar pranë meje kur kam qenë keq. Gabim kam bërë unë se duhet të isha më i matur nëse ishin ndjenja apo konfuzione. Kam qenë i qartë dhe nuk e di pse i keni bërë tërkuzë. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem i qartë, përveç atyre ditëve që isha konfuz kur i shpreha ndjenjat. Unë gëzoj respekt maksimal dhe nuk ka bërë asnjë gjë të keqe”, tha Albano./vizionplus.tv

Read Entire Article