Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku festa u kthye në tragjedi për 18-vjeçarin nga Durrësi. Miqtë e tij kanë deklaruar se në momentin kur ai është hedhur nga tarraca e pallatit, ata ishin në gjumë dhe nuk kanë kuptuar asgjë. Ata kanë pohuar se kanë konsumuar alkool mbrëmjes e së dielës, së bashku me viktimën.
Grupi i të rinjve kishin marrë një apartament me qira ditore për të festuar Krishtlindjet në Korçë. Uniformat blu dyshojnë se krahas alkoolit, 18-vjeçari mund të ketë konsumuar edhe lëndë narkotike. Ngjarja ka tronditur jo vetëm grupin e djemve, por edhe familjarët dhe opinionin publik./vizionplus.tv/