Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi e vetmja forcë që mund ta çojë para procesin

2 months ago 28
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka folur për integrimin europian gjatë një mbledhjeje me deputetët socialistë.Ai tha se PS është e vetmja forcë që mund ta çojë para këtë proces dhe theksoi se prezantimet e Shqipërisë kanë rezultuar të kënaqshme.

“Procesi ka rezultuar befasues për KE, në aspektin e paraqitjes të Shqipërisë në të gjitha prezantimet dhe ka rezultuar i kënaqshëm në aspektin e stadit të zhvillimit dhe përgatitjes ku ne e kemi sjellë vendin. Çfarë duhet bërë akoma në mënyrë që vendi të plotësojë të gjitha kushtet në aspektin teknik për të qenë një vend anëtar i BE, pastaj vendimmarrja politike është çështje që merremi dhe vazhdojmë të merremi në mënyrë që ky objektiv historik të realizohet. Kjo vlen për të gjithë ne dhe ata që janë të interesuar të kuptojnë këtë proces, që nuk ka forcë tjetër në këtë vend që të jetë në gjendje jo ti bëjë këto, po t’i kuptojë këto. Të jetë në gjendje ti transmetojë këto, të jetë në gjendje ti transmetojë me forcën dhe me aftësinë që disponon kjo forcë politike”, tha Rama. /vizionplus.tv

Read Entire Article