Anijet me mbetjet e rrezikshme, Ilir Meta: I njëjti skandal ka ndodhur dhe më parë, duhet të nisin hetim të thelluar

3 weeks ago 2
Reklamë

Ish-presidenti, Ilir Meta ka folur rreth importit të mbetjeve toksike ku ditën e sotme mediat tajlandeze kanë hedhur dyshime se ato kanë ardhur nga vendi ynë dhe një tjetër vend europian.

Ai shprehet se një skandal i tillë ka ndodhur edhe kohë më parë, pikërisht në kohën kur Meta ishte kryetar parlamenti.

“Nuk ka më dyshime. Ky është një skandal që ka plasur dhe vite më parë, kur unë kam qenë Kryetar Parlamenti. Po, për fat të keq të gjitha strukturat shtetërore, i fshinë gjurmët në një kohë rekord. Dhe, ky tranzit kishte ndodhur nga Italia në Shqipëri, dhe për në drejtim të Maqedonisë, që ti kemi gjërat të sakta. Tani skandali ka plasur në përmasa të tjera globale. Sepse, nuk bëhet fjala për 3 vende fqinje, këtu bëhet fjala për përfshirjen e disa kontinenteve. Organizata nga më prestigjozet në fushën e mbrojtjes së mjedisit e kanë denoncuar këtë gjë. Një nga mediat më prestigjoze në botë Bloomberg e ka denoncuar këtë,  dhe shumë media të tjera.

Po kështu kanë reaguar dhe shumë qartë dhe shumë shtete, përfshirë Tajlandën, përfshirë Kinën, e kështu me rradhë. Kemi të bëjmë me një qeveri mafioze, për të cilën interesi i vendit nuk egziston, interesi i qytetarit nuk egziston. Pastaj, për interesin e qytetarit ju e dini shumë mirë, se si kujdesen këta. Premtimi i shëndetësisë falas, se sa mijëra, dhjetëra mijëra shqiptarëve u ka kushtua jetën gjatë Covid., pas Covid.-it, dhe vazhdon çdo ditë përmes sëmundjeve nga më të rëndat, që vetëm lulëzojë për fat të keq në këtë vend. Ku ju e dini shumë mirë se sa është norma e ndotjes në kryeqytet, mbi 20 herë në raport me vendet e tjera të rajonit, dhe në zona ta caktuar të kryeqytetit dhe 50 herë”, tha Meta.

Ilir Meta shtoi se nga ana e opozitës është kërkuar hetim i thelluar, pasi sipas tij një skandal i tillë ndikon drejtëpërdrejtë edhe në turizëm

 “E  kemi bërë të qartë dhe në konferencën e fundit për shtyp, ku bashkë me zotin Blushi ndaluam në mënyrë të  veçantë për importin mafioz të mbetjeve toksike. Dhe, me pas u ndalëm dhe në prioritetit tonë tjetër në 5 prioritetet, atë të bujqësisë.  Se, ne kemi kërkuar deputetëve tanë menjëherë të kërkojnë dhe të nxisin një hetim parlamentar. Dhe, aq më mirë e gjithë opozia të bashkohet për një çështje që është jo vetëm e interesit publik, por është një çështje edhe e interesit kombëtar. Kuptoheni se, si mund të vijnë turistë vitin tjetër, në një vend I cili është bërë një magazinë e mbetjeve toksike, që nuk i pranojnë dhe vendet më të pazhvilluara në botë”, shtoi Meta. /vizionplus.tv

Read Entire Article