Apeli i dha Vulën Berishës, Basha bën gati lëvizjen e radhës

3 months ago 22
Reklamë

Lulzim Basha do të bëjë lëvizjen e radhës, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Sot në orën 17:00 Basha pritet të mbledhë strukturat, për të vendosur për hapat e radhës që do të hedhin.

Lexo edhe :

Related Posts

Kujtojmë që ditën e sotme Gjykata e Apelit i dha vulën Rithemelimit të Sali Berishës, duke rrëzuar kështu ankimimin e Enkelejd Alibeajt.

Nga PD zyrtare në gjykatë ishin përfaqësuesit ligjorë Indrit Sefa, Rezart Kthupi dhe Endri Hasa, ndërsa nga Rithemelimi krahas përfaqësuesve ligjorë, si Ivi Kaso janë dhe deputetët kryesorë mbështetës si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj.

Beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës vijoi për dy vjet, teksa sot gjykata dha një vendim final që do të zgjidhë njëherë e mirë fatin ligjor të partisë më të madhe opozitare. /vizionplus.tv

Read Entire Article