Arrestohet italiani në Durrës, si e fshehu drogën në valixhe 5 vjet më parë, pritet ekstradimi

5 months ago 21
Reklamë

Një shtetas italian ka rënë në pranga në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Porta”.

Roberto Basco, 59 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim.

Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, në valixhet e shtetasit Roberto Basco, janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Read Entire Article