Asteroidi me madhësinë e një fushe futbolli i afrohet tokës, mund të vrasë miliona njerëz, por çfarë thonë shkencëtarët

8 months ago 40

Një asteroid me madhësinë e një fushe futbolli do të kalojë pranë Tokës këtë të premte. Paralajmërimi u dha nga NASA që e konsideron asteroidin si potencialisht të rrezikshëm.

Momenti kur asteroidi 2008 OS7  do të jetë më pranë tokës është 1.7 milion milje nga toka.

Edhe pse kjo mund të duket si një rrugë e largët, është mjaft afër në aspektin hapësinor që NASA ta shtojë atë në “orën e asteroidit”, teksa ekspertët do të vëzhgojnë me vëmendje afrimin e tij.

Ai konsiderohet potencialisht i rrezikshëm sepse i afrohet mjaft Tokës dhe mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në rast të një përplasjeje.

Vlerësohet se një goditje nga një asteroid i tillë që përfundon mbi një qytet do të shkaktonte një krater 11 milje të gjerë, duke varë menjëherë mbi 2 milionë njerëz. Ndërkohë topi i zjarrit i lëshuar nga përplasja do të vriste 11 milionë njerëz të tjerë./vizionplus.tv/

Read Entire Article