Një tjetër atentat ka tronditur qytetin e Shkodrës mesditën e kësaj të shtune ku pre e plumbave ishte boksieri i Vllaznisë Arjon Kajoshi. Katër plumba janë qëlluar drejt mjetit Range Rover në lagjen Partizani në qytetin verior, automjet i cili sipas policisë rezulton të jetë në pronësi të Sokol Kajoshit, babait të boksierit.
Menjëherë pas të shtënave, Arjon Kajoshi i cili ka qënë duke drejtuar mjetin e ka braktisur dhe është larguar me vrap. Fillimisht policia kishte dyshime se mjeti drejtohej nga djali tjetër i familjes, Arlind Kajoshi, person i cili prej muajit qershor është në kërkim nga blutë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ngjarja paraprakisht dyshohet për hakmarrje, për shkak të rrahjes brutale të 62-vjeçarit Vladimir Bruçi, sherr i nisur për një vend parkimi. Kjo ngjarje në të cilën ishte përfshirë edhe Arlind Kajoshi ndodhi në Shkodër në muajin qershor. 62-vjeçari u godit nga të rinjtë me sende të forta ku pësoi lëndime të shumta e për pasojë përfundoi në spital.
Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në këtë zonë blutë identifikuan autorin i cili është Alban Bruçi, djali i të dhunuarit.
Ky i fundit është një emër i njohur për policinë. Përpara dy vitesh Alban Bruçit iu bë një atentat ku autorë të dyshuar ishin Bajram Çerkoja dhe Tonato Fusha, djali i ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fusha.
Atentati ndaj tij u bë për shkak të një konflikti që të rinjtë kishin patur më heret më njëri tjetrin. Alban Bruçi gjithashtu njihet si një person me precedent penal, i arrestuar edhe në vitin 2016 pasi dyshohej se tentoi të kryejë një vrasje. /vizionplus.tv