Personi në foto është 22-vjeçari Ronaldo Metushi, i cili mbeti i plagosur ditën e sotme pas atentatit në “Don Bosko”.
Së bashku me Metushin, i plagpsur mbeti edhe Kastriot Elezaj, 45 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks.
Paraprakisht dyshohet se autorët lëviznin me një automjet tip “Golf 5” dhe kanë qëlluar me silenciator.
Pas ngjarjes janë larguar dhe makina e tyre është gjetur e djegur në Qerek.
“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njoftoi sot policia. /vizionplus.tv