Atentati ndaj kryeministrit sllovak, reagon Rama: I uroj shërim të shpejtë

4 months ago 28
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me atentatin që iu bë sot kryeministrit sllovak, Robert Fico.

“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, ka shkruar Rama në reagimin e tij në aplikacionin “X”.

Shocked from the terrible news of the heinous attack on the elected Prime Minister of Slovachia, a great survivor and dear friend to whom I wish a quick recovery and another spectacular comeback.

— Edi Rama (@ediramaal) May 15, 2024

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico mbeti  i plagosur rëndë pas një atentati që iu bë mesditën e kësaj të mërkure në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

Ngjarja ndodhi pas një takimi që Fico zhvilloi me qytetarët në zonë, kur një person iu  afrua dhe qëlloi disa herë më armë zjarri.

Tentativën për vrasjen e kryeminsitrit e konfirmoi ministria e Punëve të brendshme e cila bëri të ditur se Fico është qëlluar me katër plumba në pjesën e barkut e stomakut, njëri prej të cilëve i rrezikon jetën.

Pas të shtënave ai u largua menjëherë nga vend ii ngjarjes dhe u transportua me helikopter në spitalin e qytetit Handlova, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Autori i cili u arrestua menjëherë, është identifikuar si Juraj Cintula, 71-vjeç. Sipas mediave lokale ai është shkrimtar dhe activist ndërsa nuk dihet ende motivi që e shtyu drejt krimit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin ndërkombëtar. Krerë shtetesh e zyrtarë të lartë në Europë e SHBA kanë dënuar njëzëri sulmin ndaj kryeministrit Fico.

Robert Fico, 59 vjeç u zgjodh kryeministër i Sllovakisë për herë të tretë në zgjedhjet e 2023 përmes një fushate me premtime se do të ndërpriste ndihmat ndaj Ukrainës./vizionplus.tv/

Read Entire Article