Avokati i Berishës dorëzon në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, vendimi merret më 21 maj

4 months ago 31
Reklamë

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, dorëzon në sekretarinë e GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e kërkuar verbalisht në seancën e 14 majit që ajo të hiqte dorë vullnetarisht.

Kërkesa bazohet në pretendimin se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me ndalim të hyrjes në zonën Shengen nga gjykata administrative e Athinës.

Para një jave, Prokuroria e Përgjithshme vendosi hetimin e thelluar të gjyqtares me kërkesë të KLGJ.

Do të jetë pikërisht qeveria e gjyqësorit që do të marrë vendimin, pas gjetjeve të PP.

Irena Gjoka ka dhënë vendimin për izolimin e Berishës në shtëpi, një verdikt ky mjaft i kontestuar nga pala mbrojtëse e ish- kryeministrit.

Vendimi nëse gjyqtarja do të përjashtohet apo jo nga gjykimi paraprak i dosjes partizani pritet të merret të martën, 21 maj./vizionplus.tv

Read Entire Article