“Azgan të luajti njeri brenda”, vrasësi i policit i qetë e i buzëqeshur në makinë: Është në besën time (VIDEO)

4 months ago 77
Reklamë

Mesnatën e djeshme, 15 maj, Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili akuzohet se vrau me plumb në kokë efektivin Novruz Cenalia u vetëdorëzua në polici.

Pas negociatave të forcave RENEA me familjarët, këta të fundit vetëdorëzuan 23-vjeçarin, i cili shihet mjaft i qetë dhe duke buzëqeshur.

Në një video të siguruar nga Vizion Plus familjarët dëgjohen teksa i thonë Mërnicës  “po të luajti njeri atje brenda…”.

Ndërkohë, shoferi i makinës thotë se “është në besën time”, por ende nuk është i qartë roli i tij, nëse është polic apo familjar.

Në video po ashtu dëgjohet edhe tezja e 23-vjeçarit teksa thotë “rrugë të mbarë, Zotin para”.

Arratia e 23-vjeçarit zgjati vetëm 2 ditë, ndërsa mësohet se ai fshihej në fshatin Dërmenas.

Ai u vetëzodërua pas negociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet pasi në rrethimin që forcat RENEA e FNSH-se kishte bërë ishte i pamundur largimi.

Si ndodhi ngjarja

Pas pas mesditës së 13 majit, në fshatin Baltëz të Fierit , Novruz Cenalia 28 vjeç po shkonte në punë kur u përfshi në një debat me Mërnicën. Ky i fundit, shoqërohej nga nëna e tij, e cila pa të gjithë ngjarjen.

Pas debatit për rrugën, se kush do të kalonte i pari, 23-vjeçari qëlloi me plumb në kokë Cenalinë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas u largua me makinë në drejtim të shtëpisë së dajës. Aty la automjetin dhe u arratis në këmbë.

Pavarësisht kontrolleve intensive policia nuk arriti që ta lokalizonte për dy ditë, derisa mesnatën e djeshme ai u vetëdorëzua./vizionplus.tv

Read Entire Article