“Babagjyshët” grabisin të moshuarit, si i mashtruan për t’u futur në shtëpi

8 months ago 38
Reklamë

Një grabitje ka ndodhur në një shtëpi në Kifisi në Greqi, ku banonin dy të moshuar, në prag të Krishtlindjes nga tre burra të veshur si babagjyshë dhe me pretekstin se donin t’u këndonin këngë.

Njëri prej tyre ka shkuar në dhomën e gjumit që ndodhet në katin e 4-të dhe ka hequr nga dollapi një kasafortë të vogël të mbyllur, në të cilën kishte një shumë të panjohur parash, një orë me vlerë monetare të panjohur, dokumente bankare, çelësa makine dhe dokumente personale.

Grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u shqyrtuar nga policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article