Babai plagos me thikë djalin. Ngjarja ka ndodhur në nje lagje periferike të qytetit të Korçës, ku sipas policisë konflikti ka ndodhur brenda familjes mes një çifti bashkëshortësh.
I dehur personi i shoqëruar tanimë nga policia Nazif Pane fillimisht ka dhunuar bashkëshorten dhe me pas ka qenë djali i çiftit ai që ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën e babait. Nga kjo, djali ka mbetur i plagosur në dorë, çka edhe per policinë paraprakisht mendohet se ka tentuar të heqë thikën nga dora e babait që po dhunonte nënën e tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e vendngjarje duke bere te mundur shoqërimin e Nazif Pane në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës ku po merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.
Nga ana tjetër burime pranë spitalit bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku se djali i autorit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën