Babai qëllon me armë gjahu të bijën në Lushnjë, më pas vret veten

5 months ago 34

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të dielë në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.

Sot rreth orës 15:15 një 82-vjeçar me iniciale B.M, pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu të bijën e tij 40 vjeçe.

Blutë e Lushnjës njoftojnë se pasi i moshuari plagosi me armë të bijën, ka vrarë më pas veten.

40-vjeçarja me iniciale R.M ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./Vizionplus.tv/

Read Entire Article