Baballarët i rrisin fëmijët që ata t’i vrasin më vonë, dy ngjarje të rënda në Durrës branda 6 muajve, çfarë i lidh me njëra-tjetrën

2 months ago 32

Dy ngjarje të rënda, brenda 6 muajve kaën tronditur jo vetëm qytetin e Durrësit, por të gjithë opinionin publik shqiptar.

Në muajin shkurt të këtij viti, Pëllumb Meta u gjet i pajetë në një kasolle në afërsi të banesës.

Lexo edhe :

Related Posts

Pasi ishte vrarë nga fëmijët e tij në shtëpi, ata më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin e groposën në kasolle.

Që nga momenti kur është zbuluar ngjarja, mes fëmijëve ka pasur një ping-pong se kush ka qenë gjuajtësi që i  mori jetën kryefamiljarit. Fillimisht ka qenë vajza e tij, Hygerta Meta 19-vjeç ajo e cila mori përsipër krimin, duke thënë se e kreu aktin pasi babai donte ta fejonte me zor. Këto pretendime u hodhën poshtë nga familja që donte të lidhte krushqinë.

Por pas hetimeve, policia zbuloi se të përfshirë në krim ishin edhe familjarët e tjerë. Djali i madh i familjes Hysen Meta më pas pranoi se ishte ai personi që kishte qëlluar për vdekje babain, ndërsa motra, vëllai dhe nëna e kishin ndihmuar me fshehjen e trupit dhe të provave.

Përsëri, kjo deklaratë u rrëzua në gjykatë, dhe para togave të zeza ishte sërish 19-vjeçarja ajo që mori përsipër krimin e rëndë.

Vrasja e Enver Ballës

Por kur kanë kaluar vetëm 6 muaj nga kjo ngjarje e rëndë dhe kur fëmijët e familjes Meta vijojnë të jenë në qeli, një tjetër krim ka tronditur Shënavlashin.

30-vjeçari Esmerald Balla, pas konfliktit që kishte me babain e tij për një shumë parash, e vrau atë dhe më pas me ndihmën e shokut, Edison Brahaj 25-vjeç e çoi në pusin pranë shtëpisë dhe e hodhi aty.

Pas ngjarjes së rëndë, djali nisi trillimin e një historie të çuditshme. Fillimisht ai hapi një adresë Instagrami. Ka qenë vetë ai që ka shkrojtur nga adresa e rreme në adresën e tij zyrtare historinë e trilluar, sikur një grua e panjohur e kishte lajmëruar që Enver Balla ishte me të për pushime dhe mos e kërkonin. Pas këtij veprimi, Esmerald Balla shkoi në polici për të bërë denoncimin, ku edhe tregoi si provë mesazhin në Instagram.

Ky version nuk i bindi hetuesit, të cilët nisën të përgjonin telefonin e 30-vjeçarit, për të zbuluar më pas gjithë të vërtetën.

E përbashkëta e dy ngjarjeve

Si në rastin e Pëllumb Metës ashtu dhe në atë të Enver Ballës, paratë dhe pronat janë bërë shkak që ata të eliminohen nga fëmijët e tyre, për të vijuar më tej me historinë e zhdukjes së trupit dhe më pas telefonatë policisë për ndihmë.

Në 13 shkurt të këtij viti djali i madh i familjes Meta në Shënavlash denoncon në polici zhdukjen e papritur të babait. Dhe pas disa ditësh kërkimi trupi i Pëllumb Metës gjendet i varrosur në kasollën pas shtëpisë. Fillimisht fajin e morën përsipër dy vëllezërit të cilët thanë se e vranë babain pasi donte të fejonte motrën e tyre të vogël Gertën pa dëshirë.

Por kjo pistë ra, dhe më vonë u mësua se në lojë ishin disa dynym tokë që vlenin mijëra euro, për të cilin Hyseni kishte bërë fjalë me babain për t’i shitur, por kur ky i fundit e kishte kundërshtuar, u qëllua me plumba. Një ngjarje e mbetur ende mister dhe që vijon të hetohet edhe për arsyen se edhe vajza Gerta Meta pretendon se qëlloi ajo ndaj babait dhe se dy vëllezërit e ndihmuan për të zhdukur trupin.

Ishin kamerat rrugore ato të cilat treguan se si dy vëllezërit Meta larguan nga banesa makinën e babait të tyre dhe më pas denoncuan në polici zhdukjen e tij.

E njëjta histori u përsërit edhe me ngjarjen që u zbulua këtë të mërkurë. Esmerald Balla kishte “thurur” skenarin e ngjarjes, pasi në mënyrë që të zhdukte gjurmët, ka kallëzuar në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se kishte humbur kontaktet me të.

E përbashkëta e të dyjave ngjarjeve tragjike është se baballarët, të cilët kanë sakrifikuar gjithë jetën duke punuar, për të rritur fëmijët e tyre, kanë gjetur vdekjen po nga këta të fundit./vizionplus.tv

Read Entire Article