Babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, nisin hetimet për tragjedinë në Lushnjë

6 months ago 22
Reklamë

Komisariati i Lushnjës vijon hetimet intensive në lidhje me ngjarjen e rëndë në këtë qytet ku një biznes privat u përfshi nga zjarri pas shpërthimit të bombulës së oskigjenit me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 7 të tjerëve, në mes tyre edhe deputeti i PS-së Bujar Çela.

Sipas burimeve, deri në këto momente po hetohet për tre vepra penale, shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë, shkelje të lejes pasi subjekti ka dale nga konturat e lejes si dhe shkatërrim prone nga pakujdesia.

Lexo edhe :

Related Posts

Ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht pasi vijojnë hetimet.

Nëse do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Çela atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompent për hetimin e deputetëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, 1 mars. Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, humbën jetën pas plagëve të marra./vizionplus.tv

Read Entire Article