Largimi i Albanos nga “Ferma VIP” pak ditë para finales së madhe ka konfuzuar Baby G.
Këngëtarja në një bashkëbisedim me Florin dhe Xhensilën, ka thënë se nuk e kuptoj pse ai doli, teksa shton se një vendim të tillë nuk e mori një ditë më parë, kur në spektakël u diskutua marrëdhënia e tyre dhe puthja që ndodhi në shtëpinë e “Njishit”.
“Nuk e di çfarë problemi ka pasur. Ai nuk iku me atë që ndodhi dje në prime”, deklaroi Baby G.
Por ky konfuzim ka sjellë irritimin e Çiljetës dhe Diteas, dy nga fermeret që kanë qenë shumë të afërta me aktorin Albano Bogdo.
“O Baby, boll e bëre legjendë atë muhabet. Nuk ka lidhje me ty, legjendë e madhe, sikur ç’u bë. Pusho, qepe atë gojë”, i tha Çiljeta Baby G.
“Njeri pa tru”, vijoi më tej Ditea./vizionplus.tv