Bajram Begaj takohet me Baba Hekuranin në Alipostivan, urojnë besimtarët bektashinj Sulltan Nevruzin

5 months ago 23
Reklamë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot në ditën e Sulltan Nevruzit një vizitë në Teqen e Baba Aliut në Alipostivan, ku festoi bashkë me besimtarët bektashinj atje.

Teksa shprehu urimet e tij me rastin e kësaj dite të veçantë, Begaj postoi në rrjetin e tij social në Facebook një fotoalbum nga festimet në Alipostivan. Begaj u takua gjithashtu me Baba Hekuranin.

Lexo edhe :

Related Posts

“Sot, në këtë ditë feste, nga teqeja e Baba Aliut (Alipostivan) në krahë të Frashërit, djep i bektashizmit dhe atdhedashurisë, ju uroj së bashku me Baba Hekuranin, gëzuar Sulltan Novruzin”, shkruan Begaj krahas fotove.

Një urim për besimtarët bektashinj në të gjithë vendin erdhi po ashtu edhe nga Kryeministri Edi Rama. Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri uroi Gëzuar Sulltan Nevruzin, për të gjithë besimtarët.

Edhe Lulzim Basha uroi të gjithë bektashinjtë shqiptarë.

“Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët bektashinj Gëzuar Sulltan Novruzin. Zoti e bëftë dritë për zemrat dhe shtëpitë e shqiptarëve dhe mbarë kombin”, shkruan Basha në Facebook.

22 marsi është Dita e Nevruzit ose Dita e Sulltan Nevruzit. Që nga viti 1996, Dita e Nevruzit është festë zyrtare në Shqipëri.
Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane.

Sot, kjo ditë në Shqipëri është festë fetare zyrtare për Komunitetin Bektashi. Një simbol i njohur i kësaj feste është edhe ëmbëlsira e ashures/vizionplus.tv.

Read Entire Article