Bajrami në vështirësi, Sasuolo i jep kohë deri në fund të sezonit

8 months ago 38
Reklamë

Nedim Bajrami po kalon një moment aspak të mirë në Seria A, ku prej 1 viti aktivizohet në radhët e Sasuolos.

Edhe pse e nisi vrullshëm, Bajrami javët e fundit  ka humbur vendin e titullarit në skuadër dhe minutat e luajtura janë të pakta.

Mediat italiane bëjnë me dije se e ardhmja e 24-vjeçarit është në dyshim, teksa do të ketë kohë të provojë veten deri në fund të sezonit.

Nëse drejtuesit binden nga aftësitë e Bajramit, atëherë pritet që t’i rinovohet kontrata, në të kundërt, ai duhet të bëjë valixhet gati dhe të kërkojë për një skuadër të re.

Read Entire Article