Balla: Është rritur besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit

4 months ago 23

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për operacionet e fundit policore në goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se reagimet e uniformave blu lidhen me reagimin në kohë kur marrin ankesa nga qytetarët.

Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit/shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të fenomeneve të tjera kriminale.

Përgëzime Policisë së Shtetit Tiranë, Lezhë, Elbasan,  Korçë, Kukës, Vlorë, Fier, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Dibër, Berat dhe Departamentit të Kufirit për rezultatet e 24 orëve të fundit, të cilat kanë vendosur para drejtësisë 49 shtetas dhe sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe sasi lëndësh narkotike”, shkruan Balla./vizionplus.tv

Read Entire Article