Balla jep lajmin nga foltorja e Kuvendit: Dy persona të botës së krimit janë arrestuar në Itali e Spanjë, do të ekstradohen

4 months ago 24
Reklamë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha se Shqipëria sot është një nga vendet më të sigurta për turistët, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji

Më tej ai bëri me dije se dy persona të krimit të organizuar janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dhe pritet ekstradimi i tyre.

“Kam nderin të jem ministër i Brendshëm prej 300 ditësh. Lajmi më i përhapur sot është certifikimi ynë si destinacion i sigurt turistik, i është pastruar një herë e përgjithmonë vendit imazhi i së shkuarës.
Turistët fjala e parë që thonë është që u pëlqen siguria. Flasim për turistë nga vend që sigurinë e kanë të lartë. Janë turistë që ndihen të sigurt në vendin tonë.
Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i kësaj qeverie. Sapo janë arrestuar dy personazhe të botës së krimit, dhe do të ekstradohen nga Italia dhe Spanja
2023 shënon vitin me shifrat më të ulëta të vrasjeve në 30 vite”, tha Balla. /vizionplus.tv

Read Entire Article