Balla: Në 4 muajt e parë të vitit kanë hyrë mbi 500 emigrantë të parregullt

4 months ago 29
Reklamë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se mbi 500 persona gjatë 2024 kanë kaluar kufijtë e vendit tonë në mënyrë të parregullt.

Ministri tha se janë arrestuar 45 persona, që kanë kryer trafikimin e migrantëve të paligjshëm. Sipas Ballës, Policia e Shtetit dhe FRONTEX po lufton fort për të parandaluar fenomenin e migrimit të parregullt.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit dhe FRONTEX po punojnë me përkushtim dhe këmbëngulje për parandalimin, identifikimin dhe adresimin e fenomenit të migrimit të parregullt ku përfshihen qytetarë nga vendet e treta. Prej fillim vitit janë realizuar 15 operacione policore me mbi 500 persona të identifikuar/të trafikuar për hyrje ilegale në territorin e vendit tonë. Janë arrestuar/proceduar 45 shtetas të dyshuar për vepra penale të trafikimit të paligjshëm dhe vijojnë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese me fokus goditjen e grupeve kriminale të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article