Balla: Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të ekstraduar sa më shpejt Dritan Rexhepin

8 months ago 37
Reklamë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjatë konferencës së tij me gazetarët.

Balla bëri me dije se po punohet për ekstradimin nga Turqia të Dritan Rexhepit, teksa shtoi se po punohet gjithashtu për të sjellë në Shqipëri persona të tjerë që janë në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

“Po bëjmë të gjitha përpjekjet që të sjellim sa më shpejt në Shqipëri Dritan Rexhepin dhe persona të tjerë që janë ndaluar me kërkesë të Interpol Tiranës dhe që po kryhen të gjitha procedurat”, tha Balla

Kush është Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi, u arrestua pas një arratie të gjatë në një operacion ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë.

Rexhepi, i cili ishte edhe një nga drejtuesit kryesor të kartelit shqiptar të kokainës të njohur me emrin ‘Kompania Bello’ u kap në një vilë luksoze në Turqi, pasi shërbimet italiane të sigurisë sinjalizuan homologët turq për mbërritjen e Rexhepit në Stamboll.

Dritan Rexhepi ishte futur në Turqi me një pasaportë të falsifikuar kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Gjatë operacionit atij iu gjetën një pistoletë, një sasi parash si dhe disa sende personale me vlerë.

Rexhepi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në gjysmën e Europës. Ai vepronte si ndërmjetës dhe organizator në emër të dy grupeve kriminale shqiptare, duke patur akses në sasi të pafundme kokaine.

Por Dritan Rexhepi është në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare, si porositës i rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Kjo pasi vëllai i Janit, Astrit Prenga, kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit dhe nuk kishte kthyer as shumat e parave. /vizionplus.tv

Read Entire Article