Balluku del nga SPAK: Inceneratori i Tiranës duhet zbardhur, ka bërë pis të madh dhe të vogël

4 months ago 21
Reklamë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga SPAK, aty ku ka qëndruar për rreth 3 orë dhe është pyetur nga një oficer i BKH në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Balluku tha deklaruar se qeveria e mbështet drejtësinë për të bërë punën e saj dhe për të zbardhur këtë dosje, që sipas saj ka bërë pis të madh dhe të vogël.

“Ishte një thirrje për dosjen 255 që është dosja e inceneratorëve. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij”, tha Balluku.

Marrja e saj në pyetje vjen disa javë pas pyetjes së Veliajt teksa prokuroria po finalizon hetimet për inceneratorin e Tiranës./vizionplus.tv

Read Entire Article