Banda shqiptare “zbrazi” shtëpitë e futbollistëve anglezë, mes tyre ylli i Kombëtares, metoda që përdornin për të hyrë në banesa

4 months ago 27

Një bandë shqiptare akuzohet se ha hyrë dhe ka grabitur shtëpinë e yllit të kombëtares angleze Raheem Sterling.

Sipas medieve britanike, hajdutët shqiptarë kanë arritur që të marrin orët Rolex dhe sende të tjera me vlerë më shumë se 300 mijë paund.

Banda shënjestroi shtëpitë e futbollistëve të pasur në të gjithë Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire, njëra prej të cilave i përkiste lojtarit të Chelsea, Streling.

Ata hynë në shtëpinë e Sterling ndërsa ai ndodhej jashtë vendit duke luajtur për Anglinë në Kupën e Botës në Katar, përmes kopshtit të pasmë dhe përdorën një shkallë për t’u ngjitur në dhomën e gjumit të lojtarit ku vodhën 10 nga orët e tij luksoze Rolex.

Shqiptari Emiliano Krosi, 24 vjeç, ka pranuar se është përfshirë në 15 vjedhje, por mohon të jetë i përfshirë në 33 vjedhjet e tjera për të cilat akuzohet.

Sipas Gjykatës, vjedhja e parë është kryer më 12 nëntor 2022 në Oxshott, Surrey. E fundit më 15 mars në Barnes Hall Manor, Hertfordshire, vitin e kaluar.

Metoda e hajdutëve ishte ajo e hyrjes përmes kopshtit. Më pas përdorimi i shkallëve ose mobiljeve të kopshtit për tu ngjitur në katin e parë të shtëpisë.

Më pas ata kryenin një kërkim të shpejtë. Kërkimet zakonisht kufizoheshin në dhomat e gjumit dhe shpesh vetëm në dhomat kryesore të gjumit ku pritej të ishin sendet më të vlefshme.

“Hajdutët ishin goxha selektivë, kërkonin para, bizhuteri dhe sende që mund të rishiten lehtësisht me një fitim të konsiderueshëm.”

Gjykatësi tha se gjashtë makina, duke përfshirë një Mercedes, ishin vjedhur.

Gerrard Kalaja, Henri Osmani dhe Alfred Isufi, të cilët ishin gjithashtu të implikuar në vjedhje, me gjasë janë larguar nga vendi, tha gjykata.

Alfred Isufi, 48 vjeç, Henri Osmani, 44 vjeç dhe Gerard Kalaja, 22 vjeç

Në disa nga pronat e grabitura, u gjetën prova të ADN-së të Kalasë, kushëririt të Krosit dhe Isufit.

Krosi dhe të dyshuarit e tjerë u liruan me kusht nga policia. Por pas lirimit, ata janë zhdukur tha Gjykata./vizionplus.tv

Read Entire Article