Bandat shqiptare që “mbytën” Ekuadorin, lidhja me bosin e arratisur nga burgu!

9 months ago 35

Kaosi që po përjeton Ekuadori sot, është në fakt, episodi më i fundit i një krize të thellë dhune dhe pasigurie që e ka pllakosur këtë vend prej disa kohësh tashmë.

Masakrat nëpër burgje janë shtuar, ndërsa të dhënat e policisë tregojnë se 80% e vdekjeve të dhunshme atje lidhen me trafikun e drogës.

Gishtin e fajit, disa kohë më parë, koloneli i forcave të armatosura, Alberto Molina e drejtonte nga bandat kriminale shqiptare, italiane dhe kineze. Dhe pikërisht Guayaquili, qyteti ku shpërtheu dhuna së fundi, me pamjet e mësymjes së kanalit televiziv atje TC gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë që bënë menjëherë xhiron e botës, është lakuar si qendra e konfrontimit mes bandave shqiptare që kërkojnë të kontrollojnë linjat e trafikut të kokainës.

Artikujt në mediat e huaja e lidhin mafian shqiptare atje edhe me kartele të fuqishëm si Sinaloa, dhe Choneros, grupi kriminal i fajësuar për shumë masakra në burgjet e vendit. Pikërisht kreu i Los Choneros, Adolfo Macias, i konsideruar një prej kriminelëve më të mëdhenj në vend, u arratis të dielën nga burgu, ç’ka u kthye në njërën prej shtysave të trazirave të fundit, që rrezikojnë ta çojnë vendin drejt luftës civile.

Ekuadori, siç kujton Nee York Times, kishte qenë për një kohë të gjatë një vend tranzit i lëndëve narkotike që mbërrinin nga Kolumbia dhe Peruja. Por pas vitit 2016, bandat lokale të përfshira në prodhimin dhe shpërndarjen e drogës bashkuan forcat me grupe meksikane e madje dhe ato shqiptare. E brenda tre vitesh, Ekuadori u kthye në eksportuesin më të madh të kokainës në Europë, e pohuar kjo nga Agjencia Europiane e Monitorimit të Drogave.

Bandat lokale dhe të huaja kishin përfituar nga fakti që aftësia e shtetit për të luftuar trafikun e drogës qe goditur nga shkurtimet në polici dhe ushtri, si edhe nga një sistem i dobësuar gjyqësor. Aktualisht, të paktën tre grupe të mëdha ndërkombëtare të krimit veprojnë në Ekuador, shkruante pak muaj më parë New York Times: Dy nga kartelet më të fuqishme të Meksikës, Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generacion; si dhe grupi europian të cilit policia i referohet si mafia shqiptare.

Top Channel

Read Entire Article