Bardhi: Basha pakt me Ramën për t’i dhënë fitoren në “tavolinë”

8 months ago 26
Reklamë

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi akuzoi Lulzim Bashën se ka bërë pakt me kryeministrin Edi Rama për t’i dhënë këtij të fundit fitoren në ‘tavolinë’.

Në një konferencë për mediat lidhur me mbledhjen që pritet të zhvillohet ditën e premte në komisionin bipartizan në kuadër të reformës zgjedhore, Bardhi theksoi se ky komision do të vazhdojë të ‘flejë’ siç ka bërë deri në këto momente.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kishte një dakordësi të plotë që komisioni të qëndronte në heshtje dhe nëse deputetët e opozitës nuk do të protestonin për këtë ccështje gjatë këtyre tre muajve, iu siguroj komisioni do të vazhdonte të flinte gjumë, siç do të flejë, iu sigurojë për këtë pas mbledhjes së radhës, sepse ka një dakordësi për të mos i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme por për t’i dhënë fitoren në tavolinë Edi Ramës”, tha ai.

Sipas tij, dy bashkëkryetarët janë dakordësuar për të moslejuar zhvillimin e punës së komisionit mbi reformën zgjedhore.

“Strategjia është që nuk do të ketë reformë zgjedhore, të dy bashkëkryetarët aktualë do të mblidhen njëherë në dy vite, do të ripërsërisin të njëjtën punë që e kanë bërë edhe përpara dy viteve dhe më pas do të vijojnë në heshtje duke e lënë pa veprimtari komisionin e reformës zgjedhore”, tha ai duke nënvizuar se ky ishte motivi pse deputetët e opozitës kërkuan ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore. “Mbajtëm përgjegjës personat që kishin bllokuar punën e komisionit dhe kërkuam zëvendësimin e tyre me të tjerë persona që gëzojnë besimin për të na përfaqësuar në komision”, shtoi ai.

Read Entire Article