Bardhi deklaron votën pro për Amnistinë Penale: Nuk përfiton asnjë zyrtar i korruptuar

5 months ago 25
Reklamë

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka folur para nisjes së seancës plenare në Kuvend, ku pritet të votohet edhe amnistia penale.

Bardhi tha se nga amnistia nuk përfiton asnjë zyrtar i korruptuar, teksa deklaroi votën pro të opozitës, si një akt humanizmi ndaj qytetarëve në nevojë.

“Nga analiza që kanë bërë ekspertët tanë nuk rezulton që të përfitojë asnjë zyrtar i korruptuar.

Në draftin që ne kemi proprozuar jemi kujdesur që asnjë zyrtar i korruptuar të mos përfitojë nga amnistia. Nga kjo amnisti nuk do të përfitojë asnjë anëtar i krimit të organizuar. Kanë përfituar ulje dënimi në të kaluarën edhe me votë të opozitës. Në këtë rast ne kemi bërë dy përjashtime, asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton nga amnistia dhe asnjë i korruptuar zyrtar i lartë nuk përfiton nga amnistia. Si akt humanizmi ndaj qytetarëve në nevojë, pa diskutim do të votojmë pro.

Ajo që mund t’ju them që drafti parashikon një numër më të ulët se sa praktika historike e Kuvendit. Ky është drafti me kriteret më të forta të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Pa diskutim që ne jemi human me qytetarët në nëvojë, por kemi mision t’i japim fund kulturës së pandëshkueshmërisë”, tha Bardhi. /vizionplus.tv

Read Entire Article