Bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar, tregon çfarë u ra dakord në Konferencën e Kryetarëve

6 months ago 17
Reklamë

Gazment Bardhi, pas zhvillimit të Konferencë së Kryetarëve, ku opozita dhe mazhoranca ranë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore, njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Mbledhja do të mbahet në mërkurën, në orën 11:00.

Ndërkohë, Bardhi zbulon se për çfarë u ra dakord, sipas tij, në Konferencën e Kryetarëve, duke nisur nga ngritja e komisioneve hetimore.

“Të ushtrohet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor, duke u tërhequr nga vendimet në atë seancë.

Të ngrihet me vendim të Kuvendit një Nënkomision për Reformat, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 GPPS – 2 GPPD). Ky nënkomision është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

Konferenca e Kryetarëve, me propozimin e përfaqësuesve të opozitës, miraton një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët. Kryetarja e Kuvendit kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve“.

Nesër, do të ketë një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, që pritet të nisë në orën 13:30.

Top Channel

Read Entire Article