Bardhi paralajmëron mbledhje të rëndësishme të Grupit Parlamentar të PD-së, zbulohet mesazhi për deputetët

8 months ago 27
Reklamë

Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të martën në mëngjes.

Bardhi u ka dërguar mesazh deputetëve këtë mbrëmje, duke theksuar se është një mbledhje shumë e rëndësishme dhe duhet pjesëmarrja e të gjithave.

“Nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”.

Bardhi kryesoi aksionin opozitar në seancën e sotme plenare, duke bllokuar Foltoren dhe krijuar zhurmë, duke penguar Presidentin Bajram Begaj të mbajë fjalimin përshëndetës.

Top Channel

Read Entire Article