Bardhi uron besimtarët katolikë: Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë

5 months ago 13
Reklamë

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Bardhi zgjedhur të urojë me shprehjen e Fishtës, “vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”.

Postimi i Gazment Bardhit:

I uroj nga zemra për shumë vjet Pashkët, motrave dhe vëllezërve tanë katolikë. Mirësi dhe begati sjelltë kjo ditë e veçantë, e triumfit të së mirës ndaj të keqes.

Është dita të kujtojmë edhe At Gjergj Fishtës, ‘vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë po Shqipninë e kemi bashkë’. Gëzuar! /vizionplus.tv

Read Entire Article