Basha akuzon Ramën, Berishën e Metën: Janë bërë bashkë për të penguar punën e SPAK

5 months ago 22
Reklamë

Lulzim Basha akuzon Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën se janë bashkë kundër SPAK. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike institucionet shtetërore janë urdhëruar nga kreu i qeverisë të mos bëjnë asnjë denoncim dhe të pengojnë Byronë Kombëtare të Hetimit të administrojë prova për rastet e korrupsionit në administratën publike.

Si provë të kapjes për dore të Edi Ramës me Sali Berishën, Lulzim Basha dha përpjekjen për të rikthyer në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ish kryeministrin të përjashtuar nga ai vetë pasi u shpall “non grata” nga Amerika.

Politikisht është e qartë që Edi Rama nuk është në panik vetëm nga SPAK, por edhe na pasojat e gjithënashme të një sjellje të tillë korruptive dhe ka thirrur në ndihmë persona të sanksionuar tashmë edhe nga aleatët tanë strategjikë pikërisht për korrupsion madhor. Kjo është një betejë që kalon sinoret e PD-së, një problem i shoqërisë, i shtetit shqiptar dhe i besueshmërisë së partnerëve tanë SHBA-së, Britanisë së Madhe që kanë marrë këto hapa. Tentohet diskreditimi i partnerëve strategjikë, tentohet goditja e shpresës së shqiptarëve për ndryshim, duke shkatërruar një standard elementar që persona, individë të korruptuar, të shpallur non grata për korrupsion madhor nuko mund të jenë pjesë e PD-së, e kemi vendosur në Kuvendin e 18 dhjetor. Kjo po tentohet. Motivet janë të qarta, paniku i Edi Ramës, shpërthimi i skandaleve korruptive që të lidhë një aleancë të hapur me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Qëllimi i Edi Ramës ësht që të vazhdojë të administrojë pushtetin, ndërsa Sali Berisha është një nevojtar që ka kapur dorën e shtrirë nga Edi Rama për t’u bashkuar kundër SPAK dhe për të plotësuar ato objektiva që ka si rezultat i pozicionit ku ndodhet në raport me Parlamentin apo me drejtësinë. Kjo është sinergjia që i lidh këta të dy dhe disa të tjerë së bashku. Ne nuk mund ta pranojmë. Sigurisht kërkesa mund të bëhen, por nga individë që s’janë anëtarë të PD nuk mund të administrohen si të tilla. Çdo kush që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit, po i kundërvihet haptazi përpjekjes mbarëshqiptare por edhe me mbështetje amerikane, britanike për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin. Është minim i demokracisë. është një nga motivet që janë shpallur persona non grata, është sfidë e hapur e Uashingtonit, Londrës, Brukselit, Shqipërisë dhe shqiptarëve e natyrisht edhe PD-së“, deklaroi Lulzim Basha.

Si formë parandalimi ndaj përpjekjeve asfiksuese që qeveria po bën SPAK dhe BKH-së, sipas Lulzim Bashës, PD-ja që ai drejton do të dorëzojë në kuvend një paketë kundër korrupsionit. Mes propozimeve janë ato për mandatin e prokurorëve të SPAK, statusin e këshilltarëve ligjorë dhe rritjen me 50 për qind të burimeve financiare për më shumë hetues dhe logjistikë./Vizionplus.tv/

Read Entire Article