Basha drejt krijimit të partisë, paralelisht do të vijojë beteja për logon e vulën

3 months ago 42
Reklamë

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij po ecin drejt krijimit të një force të re politike, si e vetmja rrugë që të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Anëtari i kryesisë se PD, Endri Hasa shpjegon se forumet e kanë vendosur që, pavarësisht betejës gjyqësore, ky grupim politik të paraqitet në zgjedhje me programin, ekipin dhe vizionin për të ardhmen e Shqipërisë

“Ne jemi të gatshëm tu ofrojmë shqiptarëve atë program elektoral që paraqitëm në kuvendin kombëtar, t ua çojmë me alternativën tonë dhe me kandidatët më të mirë”, tha Endri Hasa.

Hasa hodhi poshtë idenë e bashkimit me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, pavarësisht ftesave të liderit të opozitës.

“Unë jam konseguent në qëndrimet e mia, unë kam thënë pas 8 janarit që nëse është partia e tyre nuk është partia ime, dhe unë do ti qëndroj çdo gjëje që kam thënë në të shkuarën”, tha Hasa.

Por edhe pse në këtë fazë emri i partisë së re nuk artikulohet; çdo veprim politik i Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij përgjatë ditëve të fundit lidhet me imazhin e ri me të cilin do të garojnë në zgjedhje.

Në selinë e partisë janë hequr flamujt e PD dhe në pritje të logos së re është vendosur vetëm flamuri kombëtar.

Meqenëse emri i partisë që gëzon më shumë mbështetje është Partia Demokratike Euroatlantike, në seli dhe në rrjetet sociale të Lulzim Bashës e mbështetësve të tij është vendosur kudo togfjalëshi demokratët euroatlantikë i shoqëruar me yjet e Bashkimit Europian.

Në faqen zyrtare të PD prej vendimit të apelit nuk hidhen më lajme, pasi siç do gjë tjetër edhe faqen e merr kryetari i PD Sali Berisha, e mësohet se ekipi i Bashës tashmë i është drejtuar AKEPIT dhe ka rezervuar domainin për faqen e re, PDE.Al./vizionplus.tv

Read Entire Article