Basha: Euroatlantikët, në zgjedhje! Refuzon çdo lloj forme bashkëpunimi me Sali Berishën

1 week ago 35
Reklamë

Lulzim Basha konfirmoi se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pse ende nuk ka nisur punën për krijimin e një force të re politike.

Në daljen e parë pas pushimeve verore, Basha deklaroi se do të shfrytëzohet çdo hapësirë që lejon ligji elektoral për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Në një mënyrë apo një tjetër, me formacion të ri politik ose me një aleancë të partive ne do jemi alternativë e pranishme dhe konkurruese në zgjedhjet parlamentare”, tha Basha.

Basha hodhi poshtë çdo ide për bashkim me kryetarin e PD, Sali Berisha.

“Të bëhesh fraksion i Berishës, do të thotë të bëhesh fraksion i fraksionit të Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë”, tha Basha.

E ndërsa Lulzim Basha ende nuk ka vendosur nëse do të krijojë parti politike apo jo, një pjesë e deputetëve që deri në qershor e mbështetën po mbledhin firmat për një forcë të rë. Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Roland Bejko e disa politikane të tjerë janë ndarë nga Basha e kanë vendosur të krijojnë parti të re për të garuar në zgjedhje, pa Bashën e pa Berishën./vizionplus.tv

Read Entire Article