Basha ironizon turin e Ramës: I largoi shqiptarët, tani shkon tu thotë se vota diasporës nuk bëhet

4 months ago 22
Reklamë

Në komentin që dha për turin e takimeve të kryeministrit jashtë vendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se pasi i detyroi shqiptarët të largohen nga Shqipëria, sot shkon për t’i takuar për t’ju thënë se vota e diasporës nuk është realitet.

“Po shkon atje ku i ka përzënë shqiptarët, atje ku vazhdon t’i përzë shqiptarët, për t’ju thënë çfarë? Që pas 4 palë zgjedhjesh premtime për votën e diasporës, se bën votën e diasporës. Aq më pak votën preferenciale apo siç njihet në popull listat e hapura, apo votimin elektronik, apo barazinë e votës. Pse? Sepse qëllimi nuk është të përmirësojë jetën e shqiptarëve”, tha Basha.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë Kuvendit Zgjedhor të degës së PD në Elbasan, Basha perseriti se mbështetja e Partisë Demokratike për SPAK-un është e pakuështëzuar.

“Partia Demokratike është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut dhe BKH-së, për t’i dhënë fund pabarazisë së ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar të korruptuarit shqiptarë, të korruptuarit e kësaj qeverie atje ku e kanë vendin, para ligjit dhe prapa hekurave”, u shpreh Basha.

Sipas Bashes strukturat e reja të drejtësisë kanë futur në ankth shumë zyrtarë e të korruptuar dhe për t’i shpëtuar ata, shtoi kryedemokrati, Partia Socialiste votoi amnistinë penale./Vizionplus.tv/

Read Entire Article