Basha prezanton programin: PD përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve

3 months ago 29
Reklamë

Lulzim Basha i cili mban logon e Partisë Demokratike nisi sot fushatën zgjedhore me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, duke prezantuar shtyllat kryesore të programit elektoral për betejën e vitit 2025.

Programi përfshin premtimet kryesore që opozita dhe vetë Basha ka bërë në çdo garë zgjedhore prej vitit 2013 siç është vendosja e taksës së sheshte .

Lexo edhe :

Related Posts

Basha theksoi se forca politike që ai drejton do të mbështesë institucionet e ngritura pas miratimit të reformës në drejtësi

“Iu rinkofirmojmë mbështetjen e PD për të çuar pas hekurave qeveritarët e korruptuar “, tha Basha.

Edhe pse sot Lulzim Basha drejton një forcë politike që në zgjedhjet e fundit lokale u rendit e treta, ai beson se gëzon mbështetjen e shumicës së shqiptarëve

“Ne jemi sot përfaqësues te shumicës se vullnetit te qytetareve shqiptare”, tha Basha.

Gjatë prezantimit të programit të demokratëve pati edhe një incident kur energjia elektrike u shkëput për disa minuta

Edhe pse shtyllat e programit janë të njëjtat që Lulzim Basha prezantoi në fushatën elektorale të vitit 2021 me sloganin ”Shqipëria fiton”; ra në sy se shumica e ekipit që hartoi programin në atë kohë sot nuk është më në krah të Lulzim Bashës.

Lulzim Bashën sot e mbështesin vetëm 10 deputetë nga 52 që PD fitoi në zgjedhjet e kaluara; ndërkohë që sipas shifrave të prezantuar nga vetë Basha 2/3 e anëtarësisë së PD janë larguar nga forca që ai drejton.

PD garoi në vetëm 15 bashki në zgjedhjet lokale që u zhvilluan një vit më parë dhe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet që u përsëriten për bashkinë e Kukësit në vjeshtën e vitit të kaluar.

Në këtë situatë mbetet për tu parë se çfarë strategjie do të ndjekë Lulzim Basha për betejën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025./vizionplus.tv/

Read Entire Article