Bashkëjetesë apo martesë? Ndizet debati në “Vizioni i Pasdites”: Vajzat janë më të zgjuara se djemtë! Akil Pano: Po ulet lindshmëria

2 months ago 58

“Kur do të martohet Mira?”

Shefja e e teknologjisë së Open AI rrëfeu pyetjen që nëna e saj i drejtoi ChatGPT dhe na tregoi edhe njëherë se ka një familje tipike shqiptare. Pas intervistës së Mirës, rrjeti shpërtheu menjëherë dhe u përfol kudo se si të gjitha nënat janë njësoj dhe kërkojnë të dinë të njëjtën gjë për fëmijët e tyre, por edhe pse të rinjtë kanë vendosur të qëndrojnë larg martesës.

Debati ditën e sotme u zhvendos në “Vizioni i Pasdites”, i moderuar nga Brikena Prifti. Të ftuar në studio ishin Julinda Dhame, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit, Olta Sheta, sipërmarrëse dhe Akil Pano, Pastor i Këshillës së Ungjillit. Të ftuarit ishin të ndarë për sa i përket martesës dhe bashkëjetesës. Sheta dhe Dhame ishin pro bashkëjetesës pasi sipas tyre të ndihmon të njohësh më mirë partnerin/en, ndërsa pastori Akil Pano ishte kundër. Sipas tij bashkëjetesa shmang përgjegjësitë që një person duhet të marrë gjatë martesës.

Biseda në studio

Olta Sheta: Njeriu duhet të dijë çfarë do në jetë pastaj të shkojë te martesa.

Julinda Dhame: Vajzat janë shumë më të zhvilluara se meshkujt. Duan ta jetojnë jetën më shumë, janë më të pavarura dhe bëjnë shumë mirë. Nuk janë tek ajo pjesa që duan të martohen 20 vjeç. Duan të bëjnë shkollën e lartë, të kenë një punë, të bëjnë karrierë.

Akil Pano: Më duket e frikshme ideja e ndërtimit të një bote egoiste me veten në qendër. Kjo nuk i bën njerëzit më të zgjuar.

Olta Sheta: Nuk është çështje egoizmi. Në momentin që ti nuk e ndjen veten gati për tu martuar dhe për të sjellë në jetë një fëmijë, kjo do të sjellë shumë pasoja.

Akil Pano: Është një trend i frikshëm në rritje hezitimi për tu martuar. Kjo çon në uljen e lindshmërisë. Është fjala për një fenomen që po ndodh në planin global, veçanërisht në pjesën perëndimore të botës. Janë disa aryse, sepse në fund të ditës secili është i lirë të zgjedhë. Por të duash dikë dhe mos marrësh hapin për ta çuar këtë marrëdhënie në një dimension më të formalizuar, pra drej martesës i bie që kjo dashuria është një emocion i momnetit, nuk është dashuria në dimensionin e plotë dhe të thellë të saj.

Olta Sheta: Koha që ka ardhur sot është shumë mirë për femrën, sepse femra duhet të shkollohet. Më parë mjaftonte që partneri i vajzës të kishte një familje të mirë, nuk kishte rëndësi se si ishte personi. Sot prindërit pyesin për partnerin si është si person.

Julinda Dhame: Njerëzit sot janë bërë më të zgjuar. Djali im është 20 vjeç dhe ndonjëherë më shpreh dëshirën për të pasur një fëmijë vajzë. Më vjen mirë që mendon për familjen që në moshë të re. Fëmija ka nevojë edhe për nënën dhe për babanë. Unë i këshilloj të rinjtë dhe të rejat që mos bëjnë gabime të momentit sepse kemi përgjegjësi ndaj fëmijëve.

Olta Sheta: Rrallë mund të jenë ata persona që nuk duan të krijojnë familje. Unë jam dakord që të ndodhë bashkëjetesa para martese. Duke u njohur në distancë nuk më mbushet mendja që e njeh 100%.

Akil Pano: Asnjëherë nuk do ta njohësh 100%. Dashuritë e hershme që ndodhin mes studentëve, janë dashuri të sinqerta, pasionante dhe nëse do të kishin pak kujdes janë dashuri që finalizohen me martesa. Unë nuk jam për bashkëjetesën sepse bashkëjetesa ekspozon individin përkundjret një hapësire e cila nuk e ndihmon individin që të jetë përgjegjës. Nëse do ta ndihmonte si martesa pyetja është “përse jo martesa”. Çfarë e bën individin të zgjedhë më me lehtësi bashkëjetesën sesa martesa. Në fakt është mungesa e përgjegjshmërisë. Dashuria nuk mjafton në martesë. Unë e kam shumë më të lehtë në bshkëjetesë që të largohem, ta ndahemi.

Olta Sheta: Nëse dashuria do jetë e madhe nuk do ketë nevojë as për këto letra, se martesën vetëm letra e mban.

Akil Pano: Dashuria i bën njerëzit të verbër dhe megjithatë ka sy të shohë. Ndarjet në bashkëjetesë janë më të larta se në martesë.

Olta Sheta: 6 muaj deri në 1 vit një femër në bashkëjetesë mendoj se e njeh partnerin.

Akil Pano: Njerëzit nëse do kenë këtë hapësirë, hyrje dalje në një marrëdhënie asnjëherë nuk do të jenë të bindur. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë shohin detajet dhe nuk do të jenë të bindur.

Julinda Dhame: Ne duhet të punojmë më shumë me të rinjtë. Shyqyr që ka ardhur dita që mund të diskutojmë kaq lirshëm. E rëndësishme është që të ketë një moshë, mos të martohen shumë shpejt të rinjtë. Të paktën 30 vjeç.

Akil Pano: Vajzat maturohen më shpejt se djemtë dhe kjo është arsyeja pse martohen me një djalë më të madh se vetja. Mosha perfekte e një djali për tu martuar është 25-27 vjeç./vizionlus.tv

Read Entire Article