“Bashkëshorti i Felajt, i vetmi prokuror që s’ka kaluar vettingun”, deputetja e PS i përgjigjet Bardhit: Ti i propozove këto ndryshime

3 months ago 32
Reklamë

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj u është përgjigjur akuzave të demokratit Gazment Bardhi.

Ky i fundit, në Komisionin e Ligjeve ku Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri raportimin vjetor të 2023, tha se i vetmi prokuror që nuk ka kaluar në vetting por është në detyrë, është bashkëshorti i Ermonela Felajt, Bledar Valnikaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Felaj i ka kujtuar Bardhit ndryshimet kushtetuese që janë bërë në vitin 2018 dhe ka qenë pikërisht Bardhi ai që sipas saj i kapropozuar këto ndryshime.

“Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat  e mia  afërmendsh”, shtoi më tej Felaj në reagimin e saj kundrejt Gazment Bardhit.

Reagimi i Ermonela Felajt:

Goja  të cilës duhet t’i vihet protezë si një masë me dobi për higjenën e veshit, ështe ajo e atij për të cilin kolegët e vet thonë se nuk e ka problem as kur betohet për shpirt të të atit  ..

. #Gaz B..meqë  paske pyetur  sot per familjen time

I keni marrë përgjigjet  ti dhe cdo gojë që eshtë shqyer m’u si ti në shpifje ; por meqë   vijon të thuash në publik se u ndryshua ligji për statusin e magjistratit për interesa te mi, duhet  që publiku ta dijë se ti ishe eksperti i vetëm  i grupit tënd në shkurt të vitit 2018 , ai që propozove   draftin me parashikimet e reja që janë sot në fuqi dhe në vend të atyre dispozitave që shfuqizoi Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë  ambientale . E solle ti, e propozove   ti dhe e diskutoi dhe mbështeti në vijim  komisioni i ligjeve,  në të cilin as nuk bëja pjesë në legjislaturën e kaluar , sikunder më herët  kur u zgjodhën trupat e vetingut dhe u konstituan KLP e KLGj s kam oasur as mandat deputeteje qe të votoja kënd sipas mendjes tënde të vogël!

Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat  e mia  afërmendsh! Por gjuha  jote e mbrapshtë  lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin  e vet, ndaj të gjithë  atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës  e kanë  ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta sic thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt  dhe natyrisht jo si specialisti/çingija  që partia e bëri ministër  me gjithsej 3 muaj punë  në jetë   të vet./vizionplus.tv

Read Entire Article