Bashkëshortja e Albert Vërrisë tregon njohjen me aktorin: Jetonim në një lagje, babai im e pëlqente si dhëndër

1 month ago 38

Në studion e “Vizionit të Pasdites”, bashkëshortja e Albert Verrisë i njohur ndryshe si “xha Sulo” ndau detaje nga njohja e parë me partnerin e saj, aktorin e dashur për gjithë publikun.

Ajo deklaroi se kishte qenë në një lagje me aktorin. Më tej, theksoi se Alberti ishte shumë i përkushtuar në punë, ishte gjatë gjithë kohës në xhirime dhe prova për film apo teatër.

“Kemi qenë njëri në një cep të pallatit, e njëri në tjetrin. Mua më pëlqente, mënyra e të veshurit më bëntë përshtpje. Berti kishte hyrë në muahbet me babin tim. Babit tim i pëlqente si dhëndër. Një miku i familjes sonë kishte shoqëri me Bertin, ai na lidhi. E shprehnte dashurinë”, tha Verria.

“Ishte gjithë kohës pothuajse i ikur në teatër, angazhohej me filma. Filmi i parë ka qenë “Dasma”, më vonë tek filmi “Ura” që ka atë shprehjen e famshme “Po me urën çpatët?” Jemi martuar brenda 6  muajve. Nuk bëmë dasmë të madhe, një gjë të thjeshtë. Jemi takuar me prindërit e tij, i ati një zotëri, e ëma një zonjë e vërtetë. Kur sëmureshin fëmijët ai nuk ishte se ishte në xhirime, por unë kisha afër prindërit e mi. Megjithatë ai ishte i përkushtuar, do merrte në telefon gjithmonë”, shtoi ajo. /vizionplus.tv

Read Entire Article