Bashkia marrëveshje me Kurum, Elbasan, asnjë punonjës nuk do largohet nga puna

2 months ago 27

Pas disa ditësh negociata për çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna në kompaninë “Kurum”, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, tha se u arrit më në fund një marrëveshje nga e cila përfitojnë të gjithë punëtorët.

Llatja theksoi se të gjithë punëtorët e uzinës së çelikut që do të jenë në punë nuk do të marrin pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj.

Sot patëm një negociatë të fundit, ku arritën një konkluzionin që në bashkëpunim më sindikatën, që asnjë punonjës të mos largohet nga puna. Për petëzimin, kompania do angazhohet maksimalisht për të mbyllur procesin e investimit. Të gjithë punëtorët e çelikut do të jenë në punë, asnjëri prej tyre nuk do të marrë pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj, të gjithë do marrin dietën ushqimore. Ata që do jenë në punë do paguhen me 100% të pagesës, ndërsa ata që do jenë në shtëpi do të paguhen sipas kontratës kolektive.

I pyetur mbi arsyet që çuan në largimin e 500 punonjësve të “Kurum”, Llatja theksoi se shkaktari është ndikimi tregjeve ndërkombëtare.

“Arsyet kryesisht kanë qenë ekonomike. Para disa ditësh ata kanë shprehur shqetësim për çmimin e skrapit që është rritur në bursë, kurse çmimi i prodhimit të çelikut ka mbetur i njëjtë. Flitet për luftë ekonomike të çelikut që vjen nga Kina dhe kjo ka qenë problematika kryesore se edhe rritja e çmimit të energjisë ka bërë të vetën. Problematika ka të bëjë me prodhimin dhe konkurrencës që vjen nga Kina.”

Kompania “Kurum” është nën hetim për çështjen e mbetjeve toksike të dala nga porti i Durrësit dhe si pasojë mbylli uzinën, duke pezulluar punën për rreth 500 punonjës./vizionplus.tv

Read Entire Article