Bashkimi i opozitës për poste? Bardhi: Zhvillimet në statut janë sipas rregullave. Nuk ka asnjë lajm…

6 months ago 26
Reklamë

Pas përfundimit të grupit parlamentar të Rithemelimit, nënkryetari Gazment Bardhi foli për mediat, në lidhje me bashkimin e tij me Berishën, që u quajt nga Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, si bashkim për paraze dhe për poste. 

Bardhi tha se nuk do të komentojë deklaratat e tij, pasi nuk ka punë me PD dhe zhvillimet që ndodhin aty. Ndërsa shtoi se çdo zhvilim në status janë realizuar sipas rregullave.

‘”Nuk e njoh dhe nuk kam punë me të. Dhe si rregull, as ai nuk ka punë me PD dhe zhvillimet në kampin tonë. Sa i takon zhvillimeve në statut ka qenë rregull, që kryetar i grupit parlamentar është edhe nënkryetar partie. Nuk ka asnjë lajm të ri. Ushtroj edhe përgjegjësinë e nënkryetarit. Është përgjegjësi dhe as post dhe as karrige. Çdo përgjegjësi është me një rëndësi themelore dhe secili duhet të shërbej atyre pritshmërive që kanë demokratët. Nuk ka asnjë koleg që kërkon ndërprerjen e aksionit në parlament”, tha Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article