Baza e armatimit në Vlorë, Luçiano Deraj vepronte me disa grupe kriminale, snajperi në banesën e tij ka vrarë Gëzim Sinomatin?

6 months ago 9
Reklamë

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje Luçiano (Albano) Derajn, i cili u arrestua të enjten pasi në tavanin e shtëpisë në Babicë iu gjet arsenal armësh.

Ai nuk është treguar bashkëpunues dhe nuk ka dhënë detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje. Por burime bëjnë me dije se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.

Lexo edhe :

Related Posts

Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzamimin pasi dyshohet se disa prej tyre janë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

Madje, dyshohet se snajperat e gjetur, njëri prej tyre, mund të jenë përdorur në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje kjo e muajit janar të këtij viti./vizionplus.tv

Read Entire Article