“Baza e NATO-s, siguri apo ekspozim?”, kjo ishte tema e diskutimit mbrëmjen e së hënës në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio kreu i bashkisë së Kuçovës, kreshnik Hajdari, tha se ngritja e bazës së NATO-s do të sjellë më shumë zhvillim për zonën.
Ai theksoi se nuk duhet parë vetëm në sferën ushtarake, por edhe në atë ekonomike. Sipas tij ringritja e bazës ajrore në Kuçovë e cila tashmë do të jetë bazë e NATO-s do t’i japë një bum ekonomik vendit.
Pjesë nga biseda:
Hajdari: Në Kuçovë është përjetuar si një ditë entuziaste, për shkak dhe të historikut që ka patur ajo bazë. Përtej pjesës së nostalgjisë që mund të ketë te një pjesë e qytetarëve të Kuçovës,m e shikoj dhe si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonës. Ishte një atmosferë që kishte kohë që nduk ndihej në qytetin e Kuçovës.
Pranvera Borakaj: Ka ndonjë gjallë që ka jetuar edhe kur u ngrit baza në atë kohë edhe sot?
Hajdari: Edhe sot në ceremoninë e inaugurimit kishte shumë ish-pilotë, ish-oficerë, ish-inxhinierë që kanë jetuar në atë kohë kur lulëzonte.