BE heton rrjetin kinez AliExpress për shitje ‘produktesh ilegale’ online (fotot)

6 months ago 24
Reklamë

Bashkimi Evropian ka dërguar një kërkesë informacioni për gjigantin kinez të shitjeve online, për produkte që shkelin rregullat evropiane.

Komisioni Evropian shkruan në kërkesën e tij se po heton gjigantin e shitjeve në lidhje me ligjin e ri (DSA) që i kërkon kompanive të ndalojnë produktet ilegale apo të dëmshme në platformat e tyre.

Ankesa e tyre kishte të bënte sipas zyrtarëve me një seri objektesh të blera nga evropianët si mjekime, ushqim, suplemente diete, apo dhe ‘materiale pornografike’, për të cilat zyrtarët e KE thanë se nganjëherë mund të blihen dhe të miturit.

Muajt e fundit BE ka sfiduar një seri grupesh teknologjike me ligjin e ri kufizues DSA që hyri në fuqi në gusht, dhe një tjetër bashkëngjitur me të për “tregjet dixhitale”.

Të dy përmbajnë politika të kufizimit të biznesit dhe kanë shënjestruar platforma të mëdha me miliona përdorues evropianë.

Sot KE ka dërguar “kërkesa informacioni” gjithashtu ndaj gjigantëve të tjerë të teknologjisë si Microsoft, Alphabet, Meta, TikTok, Snapchat, X – më parë Twitter – në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI).

Ndërsa në shkurt komisioni nisi një hetim ndaj rrjetit TikTok për shkelje të transparencës, mbrojtjes së fëmijëve, dhe ‘dizajneve që krijojnë varësi’.

Dje parlamenti evropian miratoi ligjin për Inteligjencën Artificiale me qëllim kontrollimin e saj, që pritet të hyjë në fuqi në maj.

Muajt e fundit BE ka sfiduar një seri grupesh teknologjike me ligjin e ri kufizues DSA që hyri në fuqi në gusht, dhe një tjetër bashkëngjitur me të për “tregjet dixhitale”.

Top Channel

Read Entire Article