BE nis një hetim zyrtar kundër TikTok, e akuzon për dështim në mbrojtjen e të miturve

8 months ago 19

Brukseli njoftoi sot një hetim që synon platformën e mediave sociale TikTok për dështimet në mbrojtjen e të miturve, i dyti i këtij lloji sipas rregulloreve të reja evropiane pas platformës X (ish-Twitter), e cila u hap në dhjetor.

Komisioni Evropian shpjegoi se ka filluar “një procedurë zyrtare” për të vendosur nëse TikTok, në pronësi të grupit kinez ByteDance, ka shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA) për të miturit”, “transparencën e reklamave”, “qasjen në të dhëna për studiuesit”, si dhe ‘risqet që lidhen me faktin se (platforma TikTok në fjalë) është projektuar në një mënyrë që të krijojë varësi’ dhe ‘përmbajtje të dëmshme’.

“Si një platformë që arrin miliona fëmijë dhe të rinj, TikTok ka një rol të veçantë për të luajtur në mbrojtjen e të miturve në internet, i cili është një nga prioritetet e mëdha të DSA”, tha Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton.

“Kjo “procedurë e shkeljes” pritet të lejojë Komisionin Evropian të sigurojë që TikTok të ndërmarrë hapat e nevojshëm “për të mbrojtur mirëqenien fizike dhe emocionale të të rinjve evropianë”, shpjegoi ai.

DSA hyri në fuqi të plotë të shtunën dhe detyrimet që ajo ofron tashmë po vendosen në të gjitha platformat në internet, nën kërcënimin e gjobave, për të mbrojtur më mirë përdoruesit nga përmbajtja e paligjshme.

Top Channel

Read Entire Article