BE reagon për “shtetin bektashi”, Stano për Vizion Plus: Mbështesim tolerancën dhe dialogun ndërfetar

1 month ago 18

Është ende një ide, megjithatë lajmi për krijimin e një shteti Bektashian në Shqipëri ndezi debat të madh brenda dhe jashtë kufirit Shqiptar.

I pyetur rreth qëndrimit të Bashkimit Europian mbi këtë çështje dhe nëse do të njihet si “shtet” me pasaporta dhe kufijtë e tij përcaktues, Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha ekskluzivisht për Vizion Plus se Bashkimi Europian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar.

“Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, tha Stano.

Nga ana tjetër Stano ka vënë në dukje se është ende shpejt të diskutohet kjo ide.

“Nuk kemi komente në këtë fazë”, shtoi ai.

Lajmin për ndërtimin e një shteti Bektashian, kreu i qeverisë e njoftoi të shtunën e kaluar në prestigjiozen Amerikane Nju York Times.

Read Entire Article