Begaj dekreton ministrat e rinj

1 month ago 33
Reklamë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme propozimin e kryeminsitrit Edi Rama, për dekretimin e shkarkimit dhe emërimit në detyrë të disa ministrave.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama i bëri publike ndryshimet në qeveri ditën e diel, në përfundim të Kongresit të Partisë Socialiste.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;

Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi;

Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete;

Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;

Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha;

Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;

Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;

Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.

 

Gjithashtu Rama gjatë Kongresit të PS njoftoi edhe emërimin e Elisa Spiropalit si Kryetare e Kuvendit në vend të Lindita Nikollës së dorëhequr.

Ndërsa në krye të grupit parlanemtar të PS emëroi Niko Peleshin, në vend të Bledi Çuçit i cili u emërua nëkryetar i Kuvendit.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article