Begaj vizitë zyrtare në Poloni, takohet me homologun Duda, diskutohet integrimi dhe Ukraina

4 months ago 23

President Bajram Begaj  po zhvillon një vizitë zyrtare në Varshavë, me ftesë të homologut të tij polak Andrzej Duda.

Në një konferencë të përbashket për shtyp, Begaj  u shpreh se kryefjalë e këtij bashkëbisedimi ishte dakordësimi dhe konsolidimi i vullnetit të përbashkët për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve, perballe sfidave globale.

“Shqipëria, mbetet plotësisht e interesuar të presë më tepër investime direkte në infrastrukturë, transport, bujqësi, turizëm, etj, për faktin se ka një ekonomi dinamike, monedhë të qëndrueshme, inflacion nën kontroll, si dhe një sektor bankar të shëndetshëm”, tha Begaj.

Sipas Begajt marrja e Presidencës së Keshillit Evropian në vitin 2025 nga Polonia  do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit.

“Ne e shohim më shumë optimizëm dhe entuziazëm marrjen e Presidencës së Këshillit Evropian në fillim të vitit 2025 nga ana e Polonisë. Jemi të bindur se Polonia do të lehtësojë më shumë përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne vlerësojmë se Presidenca e Polonisë do të shënojë një moment të rëndësishëm në nxitjen dhe përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Begaj.

Ndërkohë në  fjalën e tij  presidenti  polak e vuri theksin  edhe  te mbeshtetja e Shqipërisë ndaj  Ukrainen.

“Shqipëria është një aleate e provuar, autoritetet e saj kanë qëndruar fort në anën e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit. Kjo është një qasje e përgjegjshme ndaj anëtarësimit në NATO.Dy  pika themelore në samitin e NATO-s duhet të jenë mbështetja e vazhdueshme për Kievin derisa të përfundojë lufta dhe të rikthehet integriteti territorial i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, si dhe një politikë e fortë ndaj Rusisë”, tha Presidenti polak.

Kreu i shtetit tonë  rikonfirmoi   mbështetjen e palëkundur  ndaj Kievit e për pavarësinë dhe sovranitetin e vendit./vizionplus.tv

Read Entire Article