Beleri çon Begajn në Gjykatë, kundërshton dekretin e Presidentit për zgjedhjet në bashkinë e Himarës

2 months ago 25
Reklamë

I zhveshur nga mandati i kryebashkiakut pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fredi Beleri vijon betejën me drejtësinë.

Këtë herë së bashku me ekipin e tij ligjor, ai iu drejtua Gjykatës Administrative që të shfuqizojë dekretin e Presidentit Begaj, i cili caktoi datën 4 gusht për zgjedhjet e bashkisë së himarës.

Në kërkesë padi ai thotë se do të kundërshtojë vendimin e KQZ-së, që vendosi t’i heqë mandatin.

Fredi Beleri kërkon që procesi të pezullohet derisa të dalë një vendim për ankimimin e vendimit të komisionit të zgjedhjeve./vizionplus.tv

Read Entire Article